Vendosni fjalën kyçe....

Berisha reagon pas thirrjeve raciste të grekëve në Bularat: E turpshme që asnjë qeveri nuk ka reaguar


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dënuar ashpër reagimin dhe sjelljen e nacionalistëve grekë ditën e sotme në Bularat, ku gjatë varrimit të Kostandinos Kaçifas, kanë bërë thirrje antishqiptare.

Në reagimin e tij Berisha shkruan se ekstremistë të tërbuar përdhosën territorin shqiptar. Ndërkohë që ka cilësuar të turpshëm dhe mungesën e reagimit zyrtar të dy qeverive asaj greke dhe asaj shqiptare.

Postimi i plotë:

Ekstremistë të tërbuar grek përdhosin territorin shqiptar!

Të dashur miq, sot grupe ekstremistësh grek, raciste primitiv antishqiptare përdhosën territorin e Republikës së Shqipërisë. Ata varrosën me parulla luftënxitëse, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kaçifas, i cili u vra në një përpjekje të armatosur me policinë shqiptare.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin primitiv të shfrytëzimit të një procesioni mortor nga ekstremistë, fanatike për qëllime raciste dhe antishqiptare.

Dënoj heshtjen para këtij akti përdhosës të territorit shqiptar të autoriteteve zyrtare të Athinës dhe Tiranës, të cilat me qëndrimet e tyre të papërgjegjshme dhe histerike nxitën këtë akt të shëmtuar, ndërkombetarisht të dënueshëm dhe që sot heshtin për turpin e tyre. sb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *