Vendosni fjalën kyçe....

“Bularati”/Tsipras: Vepruam siç duhet, zemërimi i justifikueshëm


Për ngjarjen që ndodhi në Bularat ka folur së fundmi kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.  Për mediat ai ka folur pas varrimit të minoritarit grek Kostandinos Kacifas, i cili u vra me 28 tetor pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA në Bularat.

Ai ka deklaruar se vendi i tij veproi siç duhej vepruar , ndërsa shton faktin se hidhërimi dhe zemërimi justifikohen plotësisht.

“Sot është ditë zie për familjen Kacifa dhe minoritarët. Zemërimi, hidhërimi, justifikohen plotësisht. Greqia nga momenti i parë, veproi siç duhet”, tha ai.

Duhet të themi se në Selanik dhe në Greqi pati protesta për ngjarjen e Bularatit. Madje u dogj edhe flamuri shqiptar. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *