Templates by BIGtheme NET

“Do ta mbroj me gjak atë shtëpi”, fjalimi prekës i këngëtarit të vogël që Rama dhe Veliaj po e përzënë nga banesa (VIDEO)

Një djalë i vogël, këngëtar, i ka prekur të gjithë të pranishmit me fjalimin e tij, në protestën e djeshme të banorëve të Astirit.

Klevis Hyska, quhet djali, i cili me pafajësinë e një fëmije, tregoi para mediave se ka kënduar shumë herë për kryeministrin Edi Rama dhe për Erion Veliajn, ndërkohë që sot ata po e nxjerrin sëbashku me familjen nga shtëpia e tyre.

Edhe pse një fëmijë, ai foli edhe më mirë sesa një pjesë e madhe e politikanëve tanë, duke u kujtuar këtyre të fundit se paratë që prindërit e tij kanë investuar në atë shtëpi, nuk janë përfituar nga droga.

“Unë jam Klevis Hysko, këngëtar, nuk e di nëse disa më njihini. Dua t’i bëj thirrje zotit kryeministër Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Deri dje, unë për z. Erion Veliaj dhe z. kryeministrin nuk mbahet mend se sa koncerte, sa koncerte, kam lodhur zërin tim për të gjithë ato koka të mëdhaja shteti. Edhe ata të ma shpërblejnë ashtu! Kurrë! Poshtë! Poshtë! Do ta mbroj me gjak atë shtëpi, prindërit e mi e kanë bërë me djersë. Nuk janë lekë droge, janë lekë djerse. Poshtë oligarkët, poshtë hajdutët! Poshtë firmat e ndërtimit!”, tha djali i cili dukej tejet i prekur nga çështja.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto