Në prangat e policisë së Gjirokastrës ka rënë një shtetas grek, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një fishek. Mësohet se shtetasi grek ishte i pranishëm në varrimin e Kacifasit ditën e sotme. Policia ka ndaluar Babis Karathanos i cili dyshohet se ka hyrë në mënyrë ilegale në tokën shqiptare. Ai dyshohet se është ekstremist grek.
Policia ka shoqëruar dhe Anestis Kacis bashkë me Karathanos si organizatorë të bllokimit të trafikut për më shumë se 10 minuta në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Ndërkohë burime nga policia, bëjnë me dije se nuk janë lejuar të futen 46 persona mes të cilëve ishin 44 huliganë, ndërsa janë proceduar për tubim të paligjshëm 2 persona.
Rreth 500 shtetas grekë u mblodhën në një tubim në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, teksa lanë fshatin Bularat të Gjirokastrës ku u bë ceremonia, për tu kthyer sërish në Greqi.