Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Flecenstein. Kryemadhi deklaron se kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit
Falenderoj raporterin Fleckenstein për rolin e tij mbështetës si raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian.
Ne kemi qënë mbështetësit më të fortë të reformës në drejtësi, duke votuar dhe hapur rrugë çdo hallke që bënte të mundur implementimin e saj. Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit.
Zgjidhja e vetme është kthimi i reformës në drejtësi në shtratin kushtetutes të 21-22 korrikut dhe marrja në shqyrtim e propozimeve konkrete të opozitës për çbllokimin e krizës së shkaktuar nga kapja e shtetit nga mazhoranca.