Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Prokurori i ri i Përgjithshëm në SHBA


Prokurori i Përgjithshëm në detyrë në SHBA është Matthew Whitaker. Këtë detyrë ai e mori pas shkarkimit të Jeff Sessions nga presidenti Donald Trump. 

49-vjeçari ka lindur në Des Moines të Aiovës, ku është diplomuar për drejtësi. Në vitin 2004 ish-presidenti Xhorxh W. Bush e emëroi atë prokuror të këtij shteti. Ai ka kandiduar, por pa sukses për një vend në Senatin amerikan në vitit 2014.

Matthew Whitaker pritet të mbikqyrë hetimin që po kryen Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller në lidhje me dyshimet nëse zyrtarë të fushatës presidenciale të  Trump bashkëpunuan me Rusinë në mënyrë të fshehtë në zgjedhjet e vitit 2016 . 

Përpara se t’i bashkohej Departamentit të Drejtësisë vitin e kaluar zoti Whitaker e ka kritikuar hetimin që po kryen zoti Mueller. 

Prokurori i Përgjithshëm i Trump-it akuzohet se ka qenë pjesë e firmës amerikane e akuzuar për një mashtrim të madh. 

Ai akuzohet se u pagua për t’u ulur në bordin këshillues të “World Patent Marketing” dhe u bë pjesë e një mashtrimi të madh ku në mes janë miliona dollarë. 

 

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *