Vendosni fjalën kyçe....

Masakër me 13 viktima në SHBA, vriten brenda lokalit teksa festonin


Dymbëdhjetë persona ndër të cilët edhe një oficer policie, janë vrarë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një bar të mbushur në Thousand Oaks, Kaliforni. I dyshuari është gjithashtu i vdekur, njoftoi policia.

Oficerët e “SWAT” dhe “FBI” dhe ambulanca të shumta nxituan në vendngjarje pas ngjarjes së rëndë. Sipas dëshmitarëve dhe të dhënave të para, autori ka qëlluar më shumë se 30 herë ndaj personave brenda lokalit.

Sherifi i zonës, Geoff Dean tha në një konference shtypi se të paktën 12 persona janë konfirmuar si të vdekur në vendngjarje.

Mes të vrarë është edhe oficeri i policisë me një karrierë 29-vjeçare, Ron Helus, i cili së bashku me një oficer policie të patrullës së përgjithshme ishin të parët që iu përgjigjën sulmit me armë.

Përveç viktimave, më shumë se 10 persona kanë marrë plagë nga plumbat ose janë lënduar teksa përpiqeshin të largoheshin nga vendi i masakrës.

Policia po punon për të identifikuar autorin e sulmit dhe motivin e sulmit, ndërkohë që nuk përjashtohet se ai mund të ketë lidhje me terrorizmin. Nga raportime e para mësohet se autori i sulmit ishte një i ri rreth 20-vjeç i veshur me të zeza.

Dëshmitarët kanë thënë se autori i sulmit, pasi kishte qëlluar ndaj rojeve të sigurisë, ishte futur brenda duke hedhur bomba tymuese dhe më pas kishte hapur zjarr ndaj kujtdo që i dilte përpara.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *