Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO/ Djaloshi-Ramës: Shtëpinë time do e mbroj me gjak, s’janë lekë droge por me djersë


Banorët e Astirit kanë protestuar edhe sot ndaj qeverisë pasi kërkojnë një zgjidhje për prishjen e banesave të tyre. Mes tyre ishte edhe një vogëlush i cili nuk hezitoi të fliste për prishjen e këtyre banesave në kuadër të “Unazës së Re”.

Tepër i prekur ai u shprej se shtëpinë e babait të tij do ta mbrojë me gjak pasi i kanë ndërtuar me lekë me djersë.

“Përshëndetje! Unë jam një banor i kësaj lagjje. Kam shtëpinë 3-katëshe. Tano z. Edi Rama, i bëj thirrje. Tani ai dërgon dy njerëz dhe vetëm vijnë e më thonë mua t’i merr plaçkat edhe dil në rrugë të madhe, pse çfarë jam unë, kanaçe?

Jo mo njeri. Unë shtëpinë time do ta ruaj me gjak, se prindërit e mi bashkë me gjyshërit e mi e kanë bërë me lekë djerse jo me lekë droge. Ai e ka futur kokën e vet në një shtëpi 3-katëshe, kurse unë të iki me qira. Po sa më ka vajtur mua ajo shëpi, nuk më duhen as dy vjet”, deklaroi djali i vogël për “Fax News”.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *