Vendosni fjalën kyçe....

“Mini Merkel” premton epokë të re për Gjermaninë


Kandidatja e preferuar e Angela Merkel, për të pasuar atë si udhëheqëse të Bashkimit Kristian Demokratik të Gjermanisë, e konsideruar ndryshe nga mediat edhe si “Mini Merkel”, ka premtuar një kapitull të ri në historinë e partisë.

Annegret Kramp-Karrenbauer tha se do të punojë mbi trashëgiminë e Merkel, duke thënë se politikanët gjithmonë “qëndronin mbi supet e paraardhësve të tyre“, shkruan FT.

Mirëpo nga ana tjetër, u distancua nga kancelarja, duke e përshkruar performancën e qeverisë së koalicionit të madh të Merkel gjatë muajve të fundit, si “një kohë plumbi” që i kishte lënë anëtarët e CDU-së të ndiheshin të irrituar, të shqetësuar dhe të pasigurtë.

“Një epokë ka mbaruar dhe tani duhet të fillojmë një kapitull të ri, me një forcë të re, me tema të reja dhe një stil të ri”, tha ajo para gazetarëve, duke nisur fushatën e saj.

Nëse Annegret Kramp-Karrenbauer do të fitojë lidershipin e CDU-së, do të ishte në vijën e parë të pretendentëve edhe për të pasuar Merkelin si kancelare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *