Trajneri Jose Murinho nuk është mjaftuar me fitoren kundër Juventusit, duke vënë në lojë tifozët italianë.
Pas fitores 2:1 së Machester United në Torino, pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes, Mourinho hyri në fushë dhe vuri dorën në vesh, duke nxitur tifozët që të shanin edhe më shumë.
Mirëpo provokimi i trajnerit shkaktoi tensione në fushë, duke detyruar Bonuçi-n t’i afrohej që të mos vazhdonte më me provokimet.
Ndërsa në ndeshjen e parë mes dy skuadrave në Mançester, ai ngriti lart tre gishtat, duke u kujtuar “triplete” që kishte fituar me Interin.
Pas ndeshjes, trajnëri Mourinho tha për mediat se “Kjo është një fitore e madhe për ne, jo vetëm sepse kishim nevojë për pikët, por edhe sepse ishte larg nga shtëpia kundër një ekipi të mahnitshëm.”
“Ata janë një ekip fantastik me një rekord të mahnitshëm në shtëpi. Ne duhej të vinim dhe të mos ndiheshim inferiorë. Ata kanë më shumë potencial se ne, të gjithë i dinë ambiciet e tyre”., vijoi më tej Mourinho, duke rregulluar provokimin që bëri në fushë.