Vendosni fjalën kyçe....

Oerd Bylykbashi për shkarkimin e Sessions: Vetëm Arta Marku mbetet


Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-ve, Jeff Sessions.

Bylykbashi, bën një krahasim mes asaj çfarë ka ndodhur në SHBA dhe asaj që po ndodh sot në Shqipëri, ku kemi Kryeprokuroren e Përkohëshme Arta Marku ende në detyrë, edhe pse u zgjodh në kundërshtim me kushtetutën.

“Vetem Arta mbetet‎

Jeff Sessions, Prokurori i Pergjithshem i SHBA qe u caktua sipas Kushtetutes per te pakten 4 vite u shkarkua nga Presidenti Trump pas vetem dy vitesh.‎

Ama, Arta Marku, Prokurorja e Pergjitheshme e Perkoheshme qe u votua kunder Kushtetutes vetem per 2 muaj, po mbush vitin ne detyren e saj te perkoheshme, madje kerkon 200 veta shtese ne personel. Nuk eshte cudi qe ajo te rrije 4 vite.‎

Kjo reforma jone ne drejtesi duhet eksportuar sepse rezulton nje “sukses” qe te le pa fryme. Per shembull, do t’i kishte kursyer Amerikes nje muaj debat per gjyqtarin e Gjykates Supreme, sepse nuk do kishin gjykate fare.‎”, shkruan Bylykbashi.

Presidenti Donald Trump, dha dje lajmin se ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-ve, Jeff Sessions.

Trump e ka kritikuar zyrtarisht Sessions për muaj me radhë, kryesisht për refuzimin e tij për të mbikqyrur hetimin për ndërhyrjen e supozuar ruse në favor të Trump në zgjedhjet e 2016-ës.

“Ne e falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions për shërbimin e tij! Emri i zëvendësuesit do të prezantohet në një datë të mëvonshme.”, shkruan Trump.

Shefi i stafit të Sessions, Matthew Whitaker, i cili e ka kritikuar hetimin, do të marrë përsipër përkohësisht detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, shkruan BBC.

Pse Trump e ka pushuar Sessions?

Presidenti Trump e ka kritikuar disa herë, zyrtarin e tij të lartë të zbatimit të ligjit që kur Sessions hoqi dorë nga hetimi i Rusisë në mars 2017-ës.

Në korrik të vitit 2017, Trump tha për “New York Times”: “Sessions nuk duhet të ishte tërhequr dhe nëse ai do të tërhiqej duhet të ma thoshte para se të merrte punën, pasi do kisha zgjedhur dikë tjetër.”

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *