Paga e efektivëve të policisë në burgjet e vendit duhet të rishikohet, ka thënë zv.ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Ai e deklaroi këtë gjë teksa fliste në Komisionin e Ligjeve, para deputetëve të maxhorancës ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2019.
Gogu deklaroi gjithashtu se duhet të merret në konsideratë edhe mbipopullimi i burgjeve, pasi situata nuk është shumë e mirë.
“Buxheti 2019 konsolidon përparësitë e qeverisë. Ka investim serioz në pagat e magjistratëve. Oficerët e burgjeve të kenë pagesë financiare të denjë. Të adresojmë çështjen e mbipopullimit në burgje. Rritja e vitit 2019 është 17%, krahasim me vitin 2018. Në 2019, puna më e madhe për jetësimin e reformën në drejtësi”, tha para deputetëve në komision, Gogu.
Rritja e pagave është pohuar nga deputeti socialist, Fino, i cili tha se qeveria do e mbështesë reformën në drejtësi dhe se policia e burgjeve do fitojë një rritje page prej 7% në buxhetin e vitit 2019.