Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon pa sukses takimi Thaçi-Vuçiç në Bruksel


Takimi mes Aleksandër Vuçiçit dhe Hashim Thaçit ka përfunduar pa sukses në Bruksel.  Pas takimit ka folur Thaçi dhe është shprehur se ishte shumë i vështirë takimin që zhvilloi në Bruksel me homologun serb Aleksandar Vuçiç-in.

“Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe Vuçiç derisa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke dhe hyrjen në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 12/44’, tha Thaçi.

Ai u shpreh më tej se takimi i radhës do të mbahet se shpejti derisa shpreson në arritjen e një marrëveshje finale.

“Mbes me shpresë se me një përfaqësim me bazë edhe më të gjerë politike Kosova si edhe më herët do të ja dalë edhe kësaj radhe’, theksoi ai. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *