Vendosni fjalën kyçe....

Rama këmbëngul për Lleshin: Do ia çoj sërish Presidentit për dekretim


Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimet politike në vend dhe ndër të tjera është ndalur në çështjen më të rëndësishme atë të mosdekretimit të Sandër Lleshit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për Ministër të Brendshëm., gjithashtu ka theksuar se emri i Lleshit do dërgohet përsëri për dekretim

I pyetur nga Rama rreth arsyes pse Meta nuk ka dekretuar Lleshin, ai nuk ka dhënë një përgjigje konkrete.

Rama deklaroi se Meta nuk ka dhënë një arsye rreth figurës të Lleshit duke treguar se për këtë emër të propozuar Presidenca ka hulumtuar në një mënyrë që nuk është bërë më parë.

Presidenti nuk ka paraqitur arsye që të konsideroheshin arsye që binin ndesh me kriteret për tu mandatuar deputet. Zyra e presidentit ka bërë hulumtimin më të thellë të Republikës parlamentare. Kanë kërkuar për gjeneralin në adresa që kurrë më parë nuk kanë hulumtuar dhe kanë gjetur gjithçka të bardhë. Unë kam thënë që presidenti nuk më dha asnjë arsye që të vërë në diskutim të drejtën kushtetuese të Gjeneralit për të qenë Ministër i Brendshëm.

Diksutimi mes meje dhe presidentit ka qenë i drejtë dhe shumë konstruktiv. Unë presidentit i kam çuar si kryeministër një dekret, unë i çoj dekret dhe jo kandidat. Presidenti nuk ka kompetencën t’’i refuzojë por duhet t’i dekretojë. Do ti propozoj dekretimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshit duke i çuar një shkresë shpjeguese të detajuar që t’i jap mundësinë presidentit që të futet në binarët kushtetues”- deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *