Klubi i Kamzës ka shkarkuar nga detyra trajnerit Klodian Duro.
Lajmi është bërë publik përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook.
“Klubi ben te ditur mbylljen e bashkepunimit me trajnerin Klodian Duro. Duke e falenderuar trajnerin per kontributin e tij te palodhur, perkushtimin dhe gjithçka dha per skuadren tone, bejme te ditur se rruget tona ndahen ketu. Mungesat e rezultateve na detyrojne te bejme nje zgjidhje tjeter ne kete moment. Trajnerit Klodian Duro, i urojme suksese ne karrieren e tij ne vazhdimesi dhe e konsiderojme gjithnje pjese te familjes sone.”, thuhet në njoftim.
Shkarkimi i Duros vjen pas rezultateve negative të skuadrës së Kamzës në kampionat, ku prej 12 javësh, ndodhet në vendin e parafundit me 8 pikë, 4 më shumë se Kastrioti që mbyll renditjen.
Duro është trajneri i dytë që shkarkohet nga detyra këtë sezon në Kamzë, pasi Bledar Devolli u largua që në javët e para.