Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në lokalin në Kaliforni, disa të plagosur (VIDEO)


Disa njerëz kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë që kanë ndodhur në Kaliforni. Mediat amerikane raportojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes, në një lokal ku këndohen këngë të muzikës “Country”.

Policia mori një njoftim rreth orës 11:00 të mbrëmjes, në një bar  afër autostradës 101 (Ventura) dhe rrugës Moorpark.

Sipas “The Times”, janë dëgjuar  të paktën 30 të shtëna, ndërsa rreziku mbetet ende pasi personi që ka qëlluar nuk është kapur. Flitet për të plagosur, mes tyre edhe një oficer, por numri i saktë dhe gjendja e tyre ende nuk janë bërë të ditur për mediat.

Autoritetet i kërkuan publikut të shmangte zonën, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen ende të paqartë.

Netët e të mërkurave i dedikohen muzikës Country dhe zgjasin nga ora 09:00 e darkës deri në 02:00 të mëngjesit. Studentët i frekuentojnë shumë këto lokale, pasi janë shumë afër “California Lutheran University” and “California State University”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *