Vendosni fjalën kyçe....

“Tifozët e Juventusit më fyen për 90 minuta” – Mourinho sqaron gjestet në fund të ndeshjes


Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, ka sqaruar sjelljen e tij në përfundim të ndeshjes mes ekipit të tij dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve, ku anglezët fituan në minutën e fundit të takimit pas një autogoli.

Pas përfundimit të takimit, tekniku portugez nuk e fshehu ngazëllimin për fitoren duke bërë gjeste që u cilësuan si fyese ndaj tifozëve të Juventusit.

Juventusi nuk ishte mundur ende në asnjë prej kompeticioneve ku merr pjesë që prej nisjes së sezonit futbollistik dhe ajo ndaj Manchester United ishte e papritur edhe për shkak të gjendjes së keqe që po kalon ekipi anglez.

Ekipi italian e nisi mirë sfidën duke shënuar i pari me anë të Cristiano Ronaldos por kjo nuk ka zgjatur shumë pasi fillimisht Juan Mata dhe më pas një autogol i Bonuçit ka përmbysur gjithçka duke u dhënë fitoren miqve.

Mourinho tha se gjestet e tij ndaj tifozëve ishin të justifikuara pasi ata e kishin fyer gjatë 90 minutave të ndeshjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *