Templates by BIGtheme NET

“Vendimi më i keq në histori” – Tifozët mbushin rrjetin me videot tallëse për 11-metërshin në Ligën e Kampionëve

“Vendimi më i keq në historinë e futbollit” – është cilësuar 11-metërshi i dhënë për Manchester City-n në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Shakhtar Donestk-ut në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja përfundoi me fitoren e thellë të anglezëve me rezultatin 6-0 por 11-metërshi që solli golin e dytë të ndeshjes ka shkaktuar “shpërthimin e rrjetit”.

Vetë lojtari Sterling tha pas ndeshjes se nuk kishte pasur asnjë kontakt me mbrojtësin e ekipit ukrainas dhe shtoi se nuk e di se çfarë kishte ndodhur që gjyqtari dha 11-metërshin.

Tifozët në rrjet kanë shpërthyer duke akuzuar UEFA-n dhe gjyqtarine takimit, hungarezin Viktor Kassai.

Pas ndeshjes ky i fundit e pranoi gabimin duke thënë se ishte ngatërruar dhe se nuk duhej ta kishte marrë atë vendim.

Pas kësaj në rrjet janë publikuar me qindra meme dhe video tallesë ndaj vendimit të gjyqtarit ndërsa kërkojnë zbatimin e teknologjisë VAR edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve siç ndodhi në Botërorin e fundit që u zhvillua në Rusi.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto