Templates by BIGtheme NET

Zyrtari i NATO-s nga Beogradi: S’jemi kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës

Zyrtari i NATO-s, Robert Pszczel, ka deklaruar se aleanca nuk është kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Ai e ka shprehur këtë gjatë një konfderence për mediat nga kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, ku ndër të tjera ka theksuar se NATO nuk është kundër por krijimi i ushtrisë së Kosovës duhet bërë në përputhje me Kushtetutën e vendit ballkanik.

Pszczel ka theksuar se transformimi i forcave të sigurisë së Kosovës është e drejtë e qeverisë nga Kosova, raporton “Lajmi.net”.

“Nëse do ua merrnim atë të drejtë, e dimë se si do ishte situata atje dhe çfarë kuptimi do kishte”, deklaroi Pszczel.

Më tej ai shtoi se NATO nuk planifikon zvogëlimin e forcave të KFOR-it në Kosovë, por misioni i tyre do varet edhe nga gjendja e sigurisë në vend.

Kurse, këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Branimir Filipoviq ka thënë se qëndrimi i Serbisë për transformimin e forcave të sigurisë së Kosovës në ushtri është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto