Një adoleshente nga Lushnja ka tentuar t’i japë fund jetës, duke konsumuar medikamente.
Mësohet se 13-vjeçarja me inicialet K.K nga Lushnja, ka konsumuar ilaçe në banesën e saj dhe tani ndodhet në spitalin rajonal, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, por lajmi është bërë publik nga policia vetëm sot.
“Më datë 07. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, për vlerësim, për shtetasen e mitur K. K., vjeçe 13, pasi më datë 07. 11. 2018 në banesë, ka konsumuar ilaçe, ndodhet në spitalin rajonal, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky është rasti i dytë brenda javës, që një adoleshente tenton t’i japë fund jetës. Rasti tjetër ka ndodhur në Kavajë, ku disa ditë më parë, një 17-vjeçare konsumoi fostoksinë.
Adoleshentja me inicialet T.K, është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.