Templates by BIGtheme NET

Meta takim me Fleckeinstein: Reformat e vërteta do na çojnë drejt BE-së

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar ditën e sotme eurodeputetin Knut Fleckeinstein. Në këtë takim Meta ka theksuar se reformat e vërteta në fushë e drejtësisë do të jenë tregues të çeljes së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.”, shkruan Meta.

Ditën e sotme presidenti foli për gazetarët në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshit. “Ftoj amatorët të lexojnë kushtetutën”, kështu iu përgjigj presidenti Ilir Meta gazetarëve, lidhur me mosdrektetimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.

“Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do i ftoja të lexojnën kushtetutën për kopetencat e presidentit dhe të gjithë atyre që mendojnë se dekretimi është vetëm formal dhe presidenti ka për detyrë të firmosë, në kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicit”, tha ai. 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto