Templates by BIGtheme NET

Protesta në Astir, Balla: Nuk do të mbahet peng kryeqyteti për disa banesa

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla ka komentuar protestën e banorëve të Astirit. Duke komentuar edhe deklaratat e kreut të PD-së Lulzim Basha, Balla tha se projekti për ndërtimin e unazës së re është bërë nga ata që sot kundërshtojnë ndërtimin e saj. 

Balla u shpreh se nuk do të mbahet peng kryeqyteti për disa banesa. Ai shtoi se ndërtimet që do te shemben do të kompensohen sipas ligjit.

“Investimi në unazën e re është e vetmja mënyrë për të çliruar trafikun dhe qarkullimin në kryeqytet. Projekti për ndertimin e unazës së re është bërë nga ata që sot kundërshtojnë ndërtimin e saj, pra në kohën kur Basha ka qenë MinistërTransporti dhe më pas edhe si Kryetar Bashkie. Nuk mund të lemë disa ndërtesa të mbajnë peng të gjithë kryeqytetin. Ndërtimet që do te shemben do të kompensohen sipas ligjit. Edhe këtu ne Belsh na i desh të shembim disa godina për të nxjerrë në dritë liqenin dhe qytetin”,  u shpreh Balla nga Belshi. 

Banorët e Astirit janë duke protestuar çdo ditë dhe akuzojnë qeverinë se po i nxjerr në rrugë. 

Protesta në Astir

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto