Templates by BIGtheme NET

ME VIDEO/ Disa vatra zjarri në Gramsh, flakët shumë pranë banesave

Mbrëmjen e sotme një zjarr ka përfshirë  lagjen “Axhensi” të Gramshit dhe flakët janë shumë pranë banesave.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe pyjore të mbuluar me bar shkurre dhe pisha. Terreni është mjaft i thyer dhe ndërhyrja e zjarrfikësve po bëhet me mjete rrethanore me pompat e shpinës. Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes, 

Sipas shefit të Repartit Zjarrfikës, Ilir Llapushi, pas më shumë se tre orë përpjekjesh, zjarri është vënë nën kontroll rreth orës 16:45. Por megjithatë po punohet për të fikur edhe disa vatra që janë ende aktive. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit. 

VIDEO marrë nga Abcnews.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto