
Pas shpalljes së 52 shtetasve grekë si persona “non grata” në territorin shqiptar pas ngjarjes së Bularatit ka reaguar edhe Athina zyrtare.
Në reagimin e saj Athina bëri thirrje që pala shqiptare të qëndrojë larg deklaratave e veprimeve që rëndojnë klimën mes dy vendeve.
““Në këto çaste delikate presim që pala shqiptare të qëndrojë larg deklaratave e veprimeve qe rendojnë klimën mes dy vendeve. Presim sqarime konkrete për vendimin e sotëm te autoriteteve shqiptare. Jemi te perkushtuar pro themelimit te marredhenieve bazuara ne mirebesim, por presim te njejtin qendrim edhe nga fqinjet tane”, u deklarua nga Ministria e Jashtme e Greqisë.