Templates by BIGtheme NET

Lady Gaga flet për problemet mendore: Kam dashur të vrasë veten

Këngëtarja e njohur Lady Gaga është nderuar së fundmi me një çmim për pjesëmarrjen në “A Star Is Born”. Por teksa ka marrë çmimin ajo ka folur edhe për jetën e saj personale, për problemet e saj mendore.

Ajo ka pranuar se ka menduar edhe të vrasë veten. “Pas shumë vitesh që i thoja ‘po’ punës, intervistave, eventeve, të gjitha mundësive, për ta cilat padyshim jam shumë mirënjohëse dhe pasi punova aq fort sa munda për të arritur ëndrrat e mia, fjala ‘po’ u kthye në diçka automatike. Zëri im i brendshëm u fik dhe kjo gjë nuk është e shëndetshme. Unë nuk kisha fuqinë të thoja ‘jo”,u shpreh këngëtarja.

Më tej ajo shpjegoi se gjithë lodhja mendore u kthye në lodhje fizike që nuk po e përballonte dot më.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto