Vendosni fjalën kyçe....

600 punëtorë të Bypass-it të Fierit bllokojnë rrugën: Rama e Gjiknuri të mbajnë premtimin për rrogat e prapambetura


Më shumë se 600 punëtorë të 55 firmave nënkontraktore dhe furnitore që punojnë në Bypass-uin e Fierit kanë dalë sot në protestë.

Ata kërkojnë pagat e prapambetura për punën e kryer në periudhën korrik 2016-janar 2017. Të shumtë në numër ata kanë bllokuar aksin Fier-Lushnjë në fshatin Mbrostar.

Ata kërkojnë që qeveria të mbajë premtimin që u ka bërë për shlyerjen e pagave të prapamabetura. Sipas tyre, në datën 1 nëntor rë këtij vitit ata janë takuar me ministrin Gjiknuri dhe ai u ka premtuar se qeveria po përkatit një VKM të veçantë për pagat e tyre.

Protestës së tyre i janë bashkuar edhe fermë të shumtë të cilët anohen se nuk janë dëmshpërblyer për pronat e tyre.

“Kërkojmë qe ky premtim i ministrit të bëhet publik dhe të behet një marrëveshje ligjore ndërmjet shtetit dhe kompanive. Ne nuk lejojmë rifillimin e punimeve pa u shpërblyer duke krijuar barrikadë njerëzore. Për 7 muaj punime nga muaji korrik 2016 deri në janar 2017 ne jemi të papaguar.” – kanë deklaruar ata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *