Vendosni fjalën kyçe....

“Dosja 339 provon krimin elektoral të Dakos, kërkojmë arrestimin pa vonesë të tij” – Bylykbashi


Partia Demokratike ka kërkuar arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, pasi faktet e krimit të tij elektoral janë të qarta.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Bylykbashi, ka theksuar se Dosja 339 që është nën hetim nga prokuroria provon modelin e marrjes së pushtetit nga kryeministri Rama nëpërmjet shkëmbimit të pasurive publike te bandat për votat e blera.

Deklarata e Bylykbashit

Partia Demokratike kërkon arrestimin dhe gjykimin pa vonesë të Vangjush Dakos

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos, janë të qarta dhe për këtë krim, ai duhet të jetë në burg!

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve

Janë pikërisht ato banda që sot po marrin tendera, licenca dhe leje ndërtimi në Durrës.

Dosja 339 provon modelin e marrjes se pushtetit nga Edi Rama nëpërmjet shkëmbimit te pasurive publike tek bandat, për votat e blera apo grabitura nga këto banda për llogari të tepsisë së Edi Ramës.

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama. 

Krimi elektoral ka bllokuar rotacionin demokratik dhe qeverisjen e shtetit të së drejtës.

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *