Nis puna për Bypass-in e Vlorës. Lajmi është dhënë nga Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, i cili shprehet se është firmosur kontrata me kompaninë.
Kontratë e cila ka vlerën e financimit financimit prej 35,874,354 Eurosh.
“Firmoset kontrata dhe fillon puna për Bypass-in e Vlorës”, thotë Gjiknuri.
“Në përfundim të procesit të procedurave konkuruese për përzgjedhjen e kompanisë kontraktore që do të kryejë punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi kontratën me Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”. Kontrata ka vlerën e financimit prej 35,874,354 Euro.
Kompania kontraktore fillon tanimë punën në terren duke ringritur kantierin dhe vazhduar investimin për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore”, shton ministri.
Bypass-i i Vlorës është bërë objekt debati në mjedisin politik dhe mediatik, për shkak se punonjësit e këtij Bypass-i kanë dalë disa herë në protesta, të cilët deklaronin se nuk kanë marrë pagat, por edhe për shkak të skandalit të publikuar në 2017-ën, se kompania italiane e kontraktuar ishte paditur në gjykatë nga disa kompani shqiptare për mos-shlyerje detyrimesh në vlerën e afro 17 milionë eurove.