Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryeministrin e Maqedonisë, Gruevskin e pret qelia, është dënuar me 2 vite burg


Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski duhet të burgoset, ky përfundimi në të cilin ka arritur Këshilli Penal në Maqedoni.

Ditën e sotme  Këshilli Penal pranë njësisë për krim të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Themelore të Skupit ka hedhur poshtë ankesën e Nikolla Gruevskit dhe avokatëve të tij dhe konfirmoi vendimin e gjykatës për vuajtjen e dënimit prej 2 viteve burg për të. 

Sipas gjykatës, këshilli penal pasi që ka vlerësuar faktet dhe dëshmitë ka vendosur që të hedhë poshtë ankesën dhe konfirmoi vendimin e gjykatës për kryerjen e sanksioneve.

Gruevski dje duhej të paraqitej në burg për të vuajtur dënimin. Por ai dhe avokatët e tij kishin bërë ankesa. Ndërkohë, Kuvendi sot nuk siguroi shumicën e votave prej 80 vota për marrjen e mandatit të deputetit Gruevski, pasivotuan vetëm 58 deputetë. 

Pritet që Gruevsti të paraqitet sa më shpejt në burgun e Shutkës. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *