Vendosni fjalën kyçe....

Kandidat për KLP-në, prokurori Troci para vettingut


Prokurori Ramadan Troci ka dalë sot para vettingut. Troci është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe ai është në listën prioritare pasi duhen edhe 3 kandidatë që KLP-ja të ngrihet.

Ramadan Troci është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe pasi ka përfunduar hetimi në tre kriteret, ka rezultuar se ka probleme me justifikimin e pasurisë dhe në deklarimin e saj.

Bëhet fjalë për një objekt 32 metra katrorë në Paskuqan. Sipas relatores Pamela Qirko, prokurori Troci ka pasur probleme në deklarimn e pasurisë dhe dyshohet se ka fshehur të ardhurat.

“KPK kreu hetim të thelluar të pasurisë së prokurorit Troci. Sipas hetimit të KPK, pasuritë që iu nënshtruan hetimit administrativ janë: apartament banimi 108.7 m2 të ndodhur në Kashar. Si burim i blerjes së kësaj pasurie janë deklaruar 2.9 mln lekë kursime nga ai dhe bashkëshortja dhe kredi 2.5 mln lekë. Konstatohet se në mars 2011 ai ka porositur apartament. Në dhjetor 2011 është lidhur kontrata me shoqërinë për 5.4 mln lekë”, ka deklaruar Qirko.

Sipas KPK, Troci i ka burimet e ligjshme për kursimet që kanë shërbyer si burim për blerjen e apartamentit. Por ka dyshime për një shumë prej 700 mijë lekësh të rinj të gruas së Trocit që është deklaruar në veting si burim për blerjen e apartamentit.

Nga verifikimet rezulton se shuma në fjalë është transferuar tek llogaria e nënës së saj dhe nuk ka shkuar për blerjen e apartamentit. Dyshime ka edhe për blerjen e një makinë “Mercedes-Benz”, për shumën 700 mijë lekë.

Troci e ka nisur karrierën në institucionin e akuzës në vitin 2000 dhe përgjatë një dekade ka punuar si prokuror në Bulqizë dhe në Dibër. Në vitin 2012, ai u transferua në prokurorinë e Tiranës, në vitin 2014 në prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2016 punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *