Templates by BIGtheme NET

Kryeministrja serbe letër liderëve botërorë: Prishtina po rrezikon rajonin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka kërkuar në mbledhjen e qeverisë për t’i dërguar një letër homologëve të saj në botë, që t’i paralajmërojë për rrezikun që ka rajoni për shkak të Prishtinës.

Në njoftimin e qeverisë serbe thuhet që letra e Bërnabiç, do të nxjerrë në pah “vendimet dhe sjelljet e institucioneve në Prishtinë, të cilat shkelin të gjitha marrëveshjet e arritura, iniciativat rajonale dhe marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat vetë i kanë miratuar përfshirë edhe Kushtetutën e Kosovës” .

“Radio Europa e Lirë” shkruan se me këtë letër qeveria serbe thotë se do të “tërheqë vëmendjen dhe individualisht t’i paralajmërojë vendet për kërcënimin e paqes dhe stabilitetit rajonal nga ana e Prishtinës si dhe shembjen e qëllimshme të atmosferës së dialogut në një kohë kur Serbia po bën përpjekje maksimale për ta intensifikuar atë me qëllim të paqes afatgjate në këtë pjesë të Evropës”.

“Kryeministrja Bërnabiç ka theksuar nevojën e komunikimit me gjithë partnerët në botë në mënyrë që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës në të cilën Serbia zhvillon dialogun”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto