Templates by BIGtheme NET

Lirohen gjatë natës 12 personat e ndaluar që bllokuan rrugën Gjirokastër-Kakavijë

Lirohen 12 personat e shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Policinë e Gjirokastrës. Mësohet se ata janë lënë të lirë rreth orës 02:00, ndërsa po procedohen penalisht në gjendje të lirë.

Mes këtyre personave është edhe Babis Karathano, ekstremisti i njohur i Agimit të Artë. Mbi Karathanon rëndon vepra penale e kalimit të paligjshëm të kufirit ndërsa për 11 të shoqëruarit e tjerë rëndon akuza e nxitjes së urrejtjes dhe organizime të paligjshme të tubimeve masive.

12 personat u shoqëruan mbrëmjen e kaluar në polici, për shkak të deklaratave antishqiptare që bënë gjatë ceremonisë së varrimit të minoritarit Kostandinos Kacifa.

“Kjo është toka greke” apo “Digjni gjakun e shqiptarëve”, janë disa nga thirrjet që përdorën këta persona.

12 personat e shoqëruar:  Thanas Papas, Dhimitër Konstantinos, Nina Dinos, Jorgos Varelas, Anestis Panajotis, Andrea Kurti, Thoma Stefo, Athanasis Papas, Konstantinos Gizolis, Harallamb Karathano, Pirro Panajoti, Kristo Duci.

“Në Pikën Kufitare Kakavijë, policia ka kryer kontrolle të imtësishme të personave të cilët vinin nga Greqia. Është ndaluar hyrja në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, pasi kishte të dhëna që ata mund të krijonin incidente. Janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër 12 shtetas. Ndaj personave të shoqëruar po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale nga Prokuroria.Mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke ka pasur një bashkëpunim të mirë për ndalimin e hyrjes së personave me prirje ekstremiste”, njoftonte Policia e Shtetit për masat e marra për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë mortore.

Personat e ndaluar bllokuan aksin rrugor, duke protestuar me të njëjtat thirrje të lëshuara edhe gjatë ceremonisë mortore.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto