Vendosni fjalën kyçe....

“Majko bën me kokë të vet?”, Rama nuk mendon kështu: Më pyeti mua para se të shoqëronte Metën


Në vizitën e tij në Kalabri, presidenti i Republikës Ilir Meta ishte i shoqëruar nga ministri për Diasporën Pandeli Majko, një nga ministrat i cili është komentuar si i vetmi që nuk vepron sikurse i thotë kryeministri Edi Rama. Kujtojmë këtu ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit, për të cilin ai nuk votoi.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Real Story”, gazetari Sokol Balla e pyeti Ramën nëse është e vërtetë që presidenti i ka thënë se nëse do propozonte Majkon për ministër të Brendshëm në vend të Sandër Lleshit do ta kishte dekretuar, dhe nëse fakti që Majko shoqëroi Metën në Kalabri ishte “një provokim”.

Por Rama me këtë pyetje, gjeti shkas të tregonte se Majko e ka pyetur atë para se të merrte vendimin për t’ju bashkuar presidentit në Kalabri.

“Është e vërtetë që Meta ju tha se nëse do kishit sjellë Pandeli Mjakon në vend të Sandër Lleshit, do e kisha pranuar dekretin? Se është një farë provokimi me fotot e publikuara të Metës.”, pyeti Balla.

“Jo s’është fare provokim… madje Majko më tha që duhej të shkonte në këtë vizitë me Presidentin, dhe më pyeti se çfarë mendoj. I thashë si mund ta vesh në diskutim këtë gjë, që natyrisht të shkonte, tek arbëreshët. Unë i dua të mirën vendit dhe procesit dhe natyrisht dhe presidentit”, – tha Rama.

Në videon e mëposhtme, në minutën 07:24 është momenti kur Rama flet për këtë çështje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *