Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta dekreton ligjin për mbylljen e lojërave të fatit


Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit. Kreu i shtetit dekretoi ndryshimin e ligjit pas vendimit të marrë nga qeveria Rama. Ligji i propozuar nga qeveria Rama kërkon mbylljen e lojërave të fatit që nga data 1 Janar 2019.

“Institucioni i Presidentit të Republikës, ka vlerësuar se aplikimi i barrës së lehtësuar fiskale ndaj operatorëve në fushën e lojrave të fatit, nuk është vlerësuar në mënyrë të thelluar nga qeveria dhe Kuvendi, përkundrejt dramave sociale dhe konflikteve në familje që janë shkaktuar në vijimësi nga pjesëmarrja në lojrat e fatit.”,  thuhet në vendimit e Presidentit. 

Njoftimi i plotë:

DEKRET PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 75/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

 

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *