Dy persona kanë rënë në pranga, pasi dyshohet se tregtonin lëndë narkotike pranë shkollave në Berat.
Ndërkohë një i tretë është arrestuar gjithashtu, për mbajtje pa leje të municioneve ushtarake.
Dy të rinjtë, Klevis Çoba, 19 vjeç dhe Arges Pirja, 30 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, të Beratit, u kapën pas një hetimi disa mujor.
Ata dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit. Më të riut prej tyre, iu gjet edhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaluan shtetasit:
- Klevi Çoba, 19 vjeç:
- Arges Pirja, 30 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.
Kapja e tyre u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka urdhëruar ndalimin, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit.
Shtetasit K.Ç gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Gjithashtu në vijim të këtij hetimi u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D, 42 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale 3 krehra pistolete, 76 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm dhe një jelek antiplumb.
Materialet në ngarkim të shtetasve të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.”, thuhet në njoftimine policisë.