Vendosni fjalën kyçe....

Si ndodhi vrasja në Kotë, kreu i njësisë dhe autori duke pirë kafe


Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e kreut të Njësisë Administrative Kotë, Fatmir Hodajt, i zgjedhur në vitin 2015 si përfaqësues i PD.  Mësohet se autori dhe viktima ishin duke pirë kafe në një lokal në fshatin Kotë.  Autori pasi ishte duke biseduar me 63-vjeçarin në një lokal, u çua nga tavolina dhe shkoi mori çiften dhe gjuajti në drejtim të viktimës.  Admir Delaj, rreth 43 vjeç pasi ka qëlluar për vdekje me çifte 63-vjeçarin është larguar nga vendngjarja. 

43-vjeçari dhe viktima kanë zhvilluar një bisedë për 30 minuta së bashku.  Nga raportimet e para dyshohet për një konflikt të mëparshëm mes 43-vjeçarit  Admir Delajt dhe viktimës për çështje pronësie. Delaj tashmë është arrestuar nga policia. 

 Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D dhe janë vënë në ndjekie të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës. Forca policie janë vënë në ndjekie të autorit me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *