Templates by BIGtheme NET

U vra me çifte, kush është Fatmir Hodo, ish-kryetari demokrat i komunës Kotë

Fatmir Hodo që u ekzektua ditën e sotme, 3 vite më parë ka mbajtur postin e kreut të Komunës Kotë.  Në vitin 2015 ai u zgjodh si kreu i Njësisë Administrative Hodë, si përfaqësues i PD-së.

Sot u vra  me çifte nga Admir Delaj i cili tashmë është arrestuar nga policia. Ky i fundit njihet si militant i PS-së në këtë zonë.  Nga hetimet e deritanishme hidhet poshtë mundësia e  një vrasje paparamendin pasi autori lëviste me armë në makinë.  Delaj kishte pak vite që ishte kthyer nga Italia, dhe zotëronte një biznes bar-lokal në Vlorë.

Si ndodhi vrasja

Mësohet se autori dhe viktima ishin duke pirë kafe në një lokal në fshatin Kotë.  Autori teksa ishte duke biseduar me 63-vjeçarin në një lokal, u çua nga tavolina dhe shkoi mori çiften dhe gjuajti në drejtim të viktimës. 43 vjeçari pasi  qëlloi për vdekje me çifte 63-vjeçarin u largua nga vendngjarja. 

43-vjeçari dhe viktima kanë zhvilluar një bisedë për 30 minuta së bashku.  Nga raportimet e para dyshohet për një konflikt të mëparshëm mes 43-vjeçarit  Admir Delajt dhe viktimës për çështje pronësie. 

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D dhe janë vënë në ndjekie të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës. Forca policie janë vënë në ndjekie të autorit me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto