Vendosni fjalën kyçe....

Dortmundi zhyt në krizë Bajernin, lëkundet stoli bavarez


Bajerni i Mynihut është mundur në supersfidën ndaj Dortmundit e vlefshme për javën e 11-të Bundesligës duke u zhytur edhe më shumë në krizë.

Bavarezët e nisën mirë ndeshjen duke kaluar dy herë në avantazh me anë të ish-lojtarit të Dortmundit, Lewandowski, por nuk qenë në gjendje që ta ruanin kryesimin. Dy herë Reus dhe në fund Alcacer i dhanë Dortmundit fitoren që saldon kreun.

Verdhezinjtë janë kthyer sërish në garë për titullin kampion pas shumë vitesh mungesë, kurse Bajerni është në krizë. Megjithatë largësia mes dy ekipeve është vetëm 7 pikë kurse deri në fund janë për tu luajtur edhe 23 javë kështu që bavarezët janë krejt në kohë për titullin.

Duhet thënë se ekipi me trajnerin Kovac nuk po funksionon dhe një pjesë e tyre nuk janë të kënaqur me të dhe nëse ekipi nuk reagon nuk do ishte çudi që kroati të largohej, për të shmangur zhytjen edhe më shumë në krizë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *