Vendosni fjalën kyçe....

“Drejtoresha e shkollës terrorizon fëmijën, prindin e nxjerr jashtë me ulërima”


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Vlora, që ankohet se drejtoresha e shkollës i kërcënon fëmijën.

“Drejtoresha anetare e organizates kriminale “Rilindja e kuqe” terrorizon nxenesin!”, shkruan Berisha.

Në denoncimin e tij, prindi thotë se fëmija 12-vjeç vetëm qan dhe nuk dëshiron më të shkojë në shkollë.

“Doktor jam nje prind nga Vlora. Drejtoresha e shkolles Teli Ndini, Magdelena Imeri me teser partie Rilindja, me kercenon femijen e terrorizon, i thot ke vjell shkollen.

Femija qan, s’do te vej ne shkolle. E ka tmerruar, eshte vetem 12 vjec.

E takova i thash ka polici coje aty po ka vjell djali im fute ne burg.

Por ajo me nxori perjashta me ulerima, do mar burrin e kam polic te fus ne burg. Doktor vetem te bej vetgjyqsi me mbeti se ajo vazhdon e kercenon perdit. Do te sjell burin te fusi ne burg.”, thuhet në mesazhin e qytetarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *