Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka dale përsëri sot në mbështetje të protestës së banorëve të Unazës së re.
Njëkohësisht anëtar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Braimllari i bën thirrje kryeministrit të përballet me banorët.
“Edi Rama të vi të përballet me banorët dhe jo të fshihet skutave si frikacak. Qytetarët duhet të dëgjohen.
Jemi pro zhvillimit të zonës por duhet transparenc dhe konsult publike. Duhet gjetur zgjidhje për këto banorë që kanë 28 vite që paguajnë taksat.
Pse ka frikë Edi Rama të përballet me banorët e Unazës së Re?!”, shkruan Braimllari.
Deputeti i LSI-së ndodhet në Komisariatin e Policisë Nr.6, ku po interesohet për ndalimin e një protestuesi nga policia. Protestuesi i ndaluar, është ai që mbante gjatë gjithë kohës megafonin në dorë.
Banorët e Astirit u futën sot në ditën e tetë të protestës së tyre dhe paralajmërojnë se nuk do të ndalen, derisa qeveria të vendosë për dëmshpërblimin e tyre.