Vendosni fjalën kyçe....

Flamur Noka në mbështetje të banorëve të Astirit: Po u bëjnë gjenocid


Në protestën e sotme të banorëve të Astirit, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, e ka konsideruar një gjenocid, atë që qeveria dhe bashkia po u bëjnë këtyre qytetarëve, duke i nxjerrë në rrugë.

Në një deklaratë për mediat, Noka ka shprehur mbështetjen e tij dhe të PD-së ndaj kauzës së banorëve të Astirit, ndërsa kërkon kompesimine  tyre.

“Opozita që ditën e parë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj në mbështetje të banorëve të Astirit, kërkesave të tyre legjitime dhe kundër vrprimit banditës të bashkisë.

Sot është dita e shtatë e protestës dhe çdo gjë ka rënë në vesh të shurdhër.

As nuk ka ardhur kush të bisedojë me ta, ato dëgjesat e kryetarit të bashkisë që i bën me stafin e tij, duhet t’i bëjë me banorët që po nxjerr në rrugë. Askush nuk është kundër projektit, por po nxirren në rrugë.

Askush s’ka ndërmend nga qeveria as t’i kompesojë këta. Kjo është një barbari, janë të gjithë dakord me projektin, le të bëhet por të vlerësohen, të kompesohen e të mos nxirren në rrugë. Është gjenocid ndaj këtyre banorëve.

Banorët kanë ngritur një komision nismëtar të protestës. PD është vetëm në mbështetje të kauzës së tyre.  Bashkia po i trajton ata si qen. Ne nuk mund ta pranojmë, kjo është ç’njerëzore.”, tha Noka.

Të pranishëm janë edhe Oriola Pampuri dhe Klevis Balliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *