Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta pret Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Turqisë (FOTO)


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në një takim, një delegacion me përfaqësues nga gjykatat turke, të kryesuar nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të Turqisë, İsmail Rüştü Cirit.

Në këtë takim, Meta e falënderoi Cirit për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në sistemin e drejtësisë dhe shprehu dëshirën e besimin që ky bashkëpunim të vijojë edhe në të ardhmen.

Presidenti e konsideroi Turqinë një vend me rëndësi të madhe për sigurinë dhe paqen jo vetëm për rajonin tonë por edhe për Bashkimin Europian, në mënyrë të veçantë për kontributin në përballimin e krizës së jashtëzakonshme të refugjateve.

I pranishëm në takim ishte edhe Kryetari i Gjykatës të Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *