Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është nisur sot për një vizitë zyrtare në Francë, pas ftesës së homologut të tij francez Emmanuel Macron.
Në Francë, Meta do të marrë pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen.
Në këtë Forum, do të jenë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës.
Meta ka publikuar një foto nga Parisi, ku shihet sëbashku me ish-lojtarin e Kombëtares Shqiptare Edvin Murati, i cili punon në Francë si menaxher futbolli.
“Sot me yllin e kuqezinj Edvin Murati në Paris, në prag të Ceremonisë të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.”, shkruan Meta.