Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje në protestë, i riu i gjuan kameramanit me grusht fytyrës


 

Protesta e sotme në Astir është shoqëruar me përplasje mes banorëve dhe drejtuesve të automjeteve. I dëmtuar nga ngjarja ka mbetur një operator që po filmonte skenën.

Mësohet se një person që kishte mbetur i bllokuar në rrugë me makinë për shkak të protestës, ka dalë nga mjeti i irrituar dhe ka goditur në fytyrë me grusht dhe i ka dëmtuar kamerën operatorit, pasi ky i fundit ka qenë duke filmuar.

Operatori është dëmtuar në pjesën e syrit, ndërsa i është prishur edhe kamera me të cilën po filmonte.

Sot është dita e tetë e protestës së banorëve të Astirit, të cilët kanë dalë që në orën 10:00 për të kundërshtuar vendimin e qeverisë deri në marrjen e dëmshpërblimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *