Zlatan Ibrahimoviç është shumë pranë kthimit në kampionatin italian te Milani, ku ka luajtur për disa sezone disa vite më parë. Aktualisht gjiganti suedez luan në kampionatin amerikan me LA Galaxy.
Lajmin për kthimin e mundshëm të tij e ka dhënë agjenti, Mino Raiola, i cili ka raporte të mira me drejtuesit e klubeve respektive dhe pritet të ulet në tavolinë me drejtuesit e klubit amerikan për zgjidhjen e kontratës.
Ibrahimoviçit do i ofrohet një kontratë 1-vjeçare me mundësi rinovimi në rast se ekipi kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Ndërsa edhe Paul Pogba mund të kthehet te Juventusi.
Sipas menaxherit Raiola, francezi e ka Torinon në zemër dhe nuk do ishte çudi që të kthehej sërish në Serinë A.
Megjithatë lojtari ka një kontratë me Manchester United dhe nuk do jetë shumë e lehtë që të prishet duke qenë se lojtari kushton shumë dhe klauzola e tij është e lartë.