Vendosni fjalën kyçe....

Shkulet “Shqiponja”, protestat tek Unaza e Re në vesh të shurdhër (FOTO)


“Shqiponja” nga e cila mori emrin edhe sheshi në hyrje të Tiranës nuk është më në vendin e saj. Këtë tregojnë fotot e publikuara sot nga Syri.net.

Që nga mëngjesi i sotëm, duket se Bashkia ka nisur punën për projektin e “Unazës së Madhe”, duke injoruar protestët e banorëve të Astirit.

Që prej datës tre nëntor, banorët e Astirit kanë dalë çdo ditë në protesta, për shkak të projektit të “Unazës së Madhe”, që parashikon shembjen e banesave të tyre.

Pjesa më e madhe e këtyre banorëve, nuk i kanë banesat të legalizuara edhe pse kanë aplikuar prej shumë vitesh dhe vetë kryeministri në fushatë u pati premtuar legalizim falas.

Duke mos i patur banesat të legalizuara, këta banorë rrezikojnë të mos marrin dëmshpërblim për shembjen e shtëpive që i kanë ndërtuar me paratë e shumë viteve punë.

Ata thonë se janë 600 familje që do të nxirren në rrugë, ndërsa i kërkojnë kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj t’u japin një zgjidhje.

Në protestën e djeshme, ata kanë përdorur thirrjen e famshme të Ramës: “Nuk ka bir ku*ve që na largon nga këtu, pasi ne i kemi paguar tokat dhe kemi paguar taksat në shtet”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *