Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi i kujton Dakos, Italinë: Mirë mua do më çosh në gjyq, por me “Dosjen 339” ç’do bësh


Deputetja demokrate, Vokshi, i ka kthyer përgjigje kryebashkiakut të Durrësit, Dako, i cili shkruante në “Facebook” se do e padiste për shpifje pas statusit të saj ku Vokshi theksonte se kreu i bashkisë e kishte vendin në burg.

Vokshi i kujton Dakos kohën kur ishte emigrant në Itali ndërsa shton se pavarësisht se do e çojë në gjyq. Çfarë do bëjë me dosjen 339.

“E folura me kode dhe intimidimi verbal i z. Dako është një tregues shumë i rëndësishëm. Në të njëjtën mënyrë kundërpërgjigjeshin ndaj atyre që thonin fakte e të vërtetat, politikanët që rezultuan të lidhur me mafian në shtetin italian, ku z. Dako ka qenë emigrant dikur. Vulgu i koduar dhe shantazhi në emër të ligjit, janë dy karakteristika të kësaj rrace politikanësh. Kjo është replika ime e fundit. Kam vetëm një pyetje për z. Dako: Mirë mua do më cosh në gjyq, po dosjes hetimore “339” cfarë do t’i bësh?? – shkruan Vokshi në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *