Projekti i “Unazës së Madhe” nuk do të prishë vetëm qindra banesa por edhe sheshin “Shqiponja”. Nga ky projekt është prekur edhe statuja e Shqiponjës, e cila ishte vendosur me kontributin e vëllezërve Destani në sheshin me të njëjtin emër për 100-vjetorin e Pavarësisë.
Ajo tashmë është hequr nga sheshi. Në lidhje me këtë vendim të qeverisë ka reaguar edhe PD-ja. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka shpërndarë momentin e inaugurimit me anë të një video në rrjetin social “Facebook”.
“Disa zgjedhin te nderojne simbolet kombetare, ndersa disa zgjedhin t’i shkulnin dhe t’i quajne vullgare. Disa zgjedhin te mbledhin bashke shqiptarine per te lartesuar historine dhe simbolet, ndersa disa zgjedhin te mbledhin bashke oligarket e te shkaterrojne historine, te urrejne simbolet dhe te lartesojne kullat qe ju mbushin xhepat. Zgjedhja e madhe ju takon shqiptareve.”, shkruan ajo.