Digjen dy makina gjatë natës në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme


Dy makina janë djegur në Durrës gjatë natës në afërsi të kryqëzimit të rrugës së stadimut.

Mjetet e parkuara që janë përfshirë nga flakët janë tip ‘Benz’ më targa AA 432 PL dhe AA 581 JJ.

Nga djegia e makinave nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia dyshon se zjarrvënia është e qëllimshme.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *