Vendosni fjalën kyçe....

Heqja e “Shqiponjës”, memet që kanë bërë xhiron e rrjetit


“Shqiponja” nga e cila mori emrin edhe sheshi në hyrje të Tiranës nuk është më në vendin e saj. Që nga mëngjesi i djeshëm, bashkia Tiranë ka nisur punën për projektin e “Unazës së Madhe”, duke injoruar protestët e banorëve të Astirit. Që prej datës tre nëntor, banorët e Astirit kanë dalë çdo ditë në protesta, për shkak të projektit të “Unazës së Madhe”, që parashikon shembjen e banesave të tyre. Heqja e kësaj shqiponje ka ngjallur shumë debat. Nuk kanë munguar as memet në rrjet.

Pak më herët kreu i PD-së  Lulzim Basha. Ai është shprehur se ditën e nesërme Partia Demokratike do të nxjerrë fakte dhe dokumente ku do të duket qartë skema e hajdutërisë te projekti i “Unazës së Re”.

 “Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare. Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Nesër me fakte e dokumenta skema e hajdutërisë te Unaza e Re.”, shprehet Basha në Twitter.
MEMET:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *